Loading…

Barella i qëndron besnik Interit

  • 05/11/2021 | 09:05

Barella i qëndron besnik Interit

Mesfushori italian ka vendosur të vazhdojë kontratën me Nerazzurët.

Nicolo Barella ka kontratë aktuale me Interin deri në qershor të vitit 2024.

Futbollisti me paraqitjet e tij të mira ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, por e ardhmja e tij është te Interi.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Barella tashmë ka nënshkruarë marrëveshjen e re me ‘Nerazzurët’.

Me kontratën e re tani mesfushori do të këtë pagë rreth pesë milionë euro në sezon, dhe pritet të mbetet në “Giuseppe Meazza” deri në vitin 2026.

24-vjeçari, shihet si futbollistë kyç në formacionin e Simone Inzaghit, andaj drejtuesit e klubit e kanë bindur atë të rinovojë kontratën.

Barella këtë edicion ka realizuar një gol e gjashtë asistime në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë