Loading…

Barnatoret cak i hajnave: Thyhet një në Fushë Kosovë dhe një tjetër në Shtime

  • 28/01/2020 | 10:50

Barnatoret cak i hajnave: Thyhet një në Fushë Kosovë dhe një tjetër në Shtime

Hajnat kanë thyer dhe kanë vjedhur në dy barnatore, një në Fushë Kosovë, ndërsa një tjetër në Shtime, transmeton Gazeta Metro.


Thyerjen e këtyre dy barnatoreve e ka konfirmuar Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), e cila me anë të një njoftim për media ka kërkuar nga organet e rendit ta zbardhin rastin.

“OFK me shqetësim ka marrë lajmet për dy rastet e thyerjeve të barnatoreve të cilat kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Shtime me ç’rast kolegëve ju janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për shkak të vjedhjes së produkteve dhe pajisjeve”, thuhet në reagimin e tyre.

Më poshtë keni reagimin e plotë të tyre:

OFK me shqetësim ka marrë lajmet për dy rastet e thyerjeve të barnatoreve të cilat kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Shtime me ç’rast kolegëve ju janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për shkak të vjedhjes së produkteve dhe pajisjeve.

OFK shpreson që organet e rendit do të mund të zbardhin këto raste dhe që kryesit e këtyre veprave të përgjigjen për këto akte të rënda.

OFK është në dispozicion në kapacitetet e saj për të bashkëpunuar me palët dhe organet kompetente jo vetëm për të sqaruar këto raste por edhe që të merren masa për parandalimin e tyre më tutje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë