Loading…

Baseli eliminohet nga Liga e Europës, Shakhtar Dontesk kalon në gjysmëfinale

  • 11/08/2020 | 23:01

Baseli eliminohet nga Liga e Europës, Shakhtar Dontesk kalon në gjysmëfinale

Skuadra ku aktivizohen disa futbollistë shqiptarë, Baseli, nuk ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Europës, transmeton Gazeta Metro.


Baseli është eliminuar sonte nga garat europiane, pas humbjes së pësuar në fazën çerekfinale nga Shakhtar Donetsku.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘VELTINS-Arena’ ka përfunduar me rezultatin 4-1. Junior Moraes, Taison, Alan Patrick dhe Dodo shënuan golat e fitores për ukrainasit, teksa golin e vetëm për Baselin e shënoi Ricky van Wolfswinkel.

Vlen të theksohet se te skuadra zvicerane nga fillimi ishte Taulant Xhaka, i cili zhvilloi 60 minuta lojë, kurse si zëvendësues u inkuadrua sulmuesi, Kemal Ademi, në minutën e 73’të.

Ndryshe, Shakhtar Donetsk në gjysmëfinale të Ligës së Europës do takohet me Interin. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë