Loading…
Baseli i Xhakës, Ajetit dhe Zhegrovës e fiton Kupën e Zvicrës
  • 19/05/2019 | 16:11

Baseli i Xhakës, Ajetit dhe Zhegrovës e fiton Kupën e Zvicrës

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore në finalen ndaj Thun dhe kështu është shpallur kampion në Kupën e Zvicrës për sezonin 2018/19, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e zhvilluar në “Stade de Suisse”, Baseli shënoi fitore 2-1 ndaj Thun, duke arritur që të marrë trofeun e Kupës së Kosovës.

Dy futbollistët shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, ishin titullar në këtë ndeshje, kurse Edon Zhegrova për fat të keq nuk arriti që të luajë asnjë minutë.

Sulmuesi shtatlartë, Albian Ajeti, arriti që të shënoi golin e parë në minutën e 23-të, teksa golin tjetër për Baselin e shënoi Fabian Frei, ndërkaq për Thun golin e vetëm e shënoi Dejan Sorgic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë