Loading…

Basha e baltosi Shqipërinë

  • 30/03/2017 | 08:15

Basha e baltosi Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, se në gjuhë të huaj dhe jashtë vendit, po hedh baltë mbi Shqipërinë.


Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, Bushati iu përgjigjet liderit të opozitës Basha, duke u shprehur se Basha theu sërish një rregull të pashkruar, por elementar të jetës publike, në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për atdheun!

Shkrimi i plotë i Bushatit:

Lulzim Basha theu sërish një rregull të pashkruar por elementar të jetës publike: në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për atdheun!

Aq më tepër kur dihet se partitë serioze europiane nuk impresionohen nga shpifjet apo çadrat e mëkatarëve, sepse masin ecurinë reale të reformave përmes raporteve të institucioneve ndërkombëtare. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i mbështetur unanimisht nga Vendet Anëtare, i dha Shqipërisë rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Asnjë fjalë nuk i tha Lulzim Basha Partive Popullore në Maltë për reformën në drejtësi, anipse të gjithë kemi lexuar qëndrimin e bashkërenduar e të qartë të SHBA-ve, BE-së e madje të partive simotra europiane për PD-në: 1. Zbatim të menjëhershëm të ligjit të vettingut; 2. Rikthim në Kuvend; 3. Përmbyllje të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Ky do të ishte kontributi për një Shqipëri që shkon në mënyrë të sigurt drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE, që do të thotë më shumë siguri, mirëqenie dhe progres për shqiptarët.

Keqardhje për një parti që veç emrin ka demokratike, por që nuk ka më ambicie të konkurrojë në mënyrë demokratike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë