Loading…

Basha i VV’së nuk ndalët, vazhdon t’i krahasoj prokurorët e gjyqtarët e Kosovës me ata të Milloshevic’it

  • 07/07/2022 | 10:14

Basha i VV’së nuk ndalët, vazhdon t’i krahasoj prokurorët e gjyqtarët e Kosovës me ata të Milloshevic’it

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është kritikuar nga bashkëpartiakja e tij, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për gjuhën që ka përdorur ndaj gjyqtarëve dhe gjykatësve. Por Basha nuk është bindur aspak, ai ka vazhduar me gjuhën e rënd ndaj personave që ndajnë drejtësi në Kosovë, duke i krahasur me ish-sistemin e Milloshevic, shkruan Gazeta Metro.


Deputeti Dimal Basha ka vazhduar me akuzat e rënda ndaj sistemit të drejtësisë, duke i krahasuar gjyqtarët e prokurorët në disa raste me sistemin e Milloshevicit.

“Prandaj, çka kam thënë unë atëherë dhe pa hezitim vazhdoj me thënë sot edhe se kam aspkak problem është se çdo prokuror apo gjyqtar që ju shërben individëve e jo drejtësisë, dhe që me qëllim punon kundër Kosovës dhe interesave të qytetarëve tanë, për mu është më i keq se një prokuror apo gjyqtar i Milloshit sepse ata bile i kemi njoftë për armiq, ama hala ma randë kur t’vje e njejta padrejtësi nga i “joti.”, ka shkruar ndër të tjera Basha.

Ndërsa të mërkurën mbrëma në një emision televiziv, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar gjuhën e deputetit të VV’së, duke thënë se krahasimet me ish-sistemin e Milloshevicit janë të papranueshme.

“Unë kam pasur komunikim edhe me deputetin Basha pas kësaj deklarate, i kam dhënë qëndrimet e mia se përse deklarata të tilla janë të papranueshme, ne mund ta kritikojmë sistemin e drejtësisë për mos veprim, sepse kur individët, qytetarët po dërgojnë lëndë në sistemin e drejtësisë dhe pastaj kur po marrin aktvendime për hedhje të kallëzimeve penale nga prokuroria, policia apo aktgjykime të tjera nga gjykata, mendoj që kjo pastaj po i bën ata që të reagojnë në mënyra të tilla të ndryshme”, tha Haxhiu

Postimi i plotë:

Veq t’ua kujtoj shpejtë disa fakte për sistemin e drejtësisë në republikën tonë edhe pse si dalloj me etni e nacionalitet!
Në Kosovën e pavarun dihet tanimë botnisht që ka prokuror që kanë bashkëpunu me agjentë të AKI-së me orkestru arrestimin e Kryeministrit Kurti, Kryeparlamentarit Konjufca, e disa tjerëve me qëllim të likuidimit politik dhe me tendencë me shpallë subjektin LV si “organizatë terroriste.”
Njejtë ka qenë në sistemin e Millosheviçit, pra kanë montu raste për me dënu shqiptarë e qe besa edhe me na shpall terrorist?!
Ky sistem i drejtësisë e ka majtë n’burg Astrit Deharin për 68 ditë pa aktakuzë, pa gjykim, dhe nuk e kanë marrë as në pyetje. Kryeprokurori Hoxha pat konstatuar se Astriti është vetëvrarë, kurse Raporti i Institutit Zviceran e ka përjashtu vetëvrasjen e Astritit si mundësi.
Sistemi fashist i Milloshit ka vepru njejtë, burgoske shqiptar dhe i nxjerrte të vdekur pa aktakuzë e gjykim! Pse duhet me thanë ndryshe?!
Kemi edhe rastin e Dardan Krivaqës, i cili ka pas dhjetëra vepra penale dhe ka qarkullu lirshëm derisa përfundoi në abuzimin, dhunimin dhe vrasjen e një vajze 18 vjeçare.
Edhe në sistemin e Millosheviçit ka pas kriminel që na banin dëm edhe vazhdonin të qarkullonin të lirë!
Qe 20 vite i madh e i vogël e dimë që na kanë vjedh, dhe prapë në këtë sistem të drejtësisë askush ende nuk e ka mbajtë asnjë ditë burg për korrupsion. Rastin PRONTO e shumë të ngjashme i ka nxjerr të “pafajshëm!”
Njejtë vjedhshin kllapa e sistemit të Milloshit, asnjë kurrë nuk u akuzu për korrupsion!
Pse duhet me kanë politikisht korrekt me njerëz t’prishtë që paguhen me shërby drejtësi qytetarëve, kurse punojnë me i shërby kriminelëve? Pse duhet me i amnistu llomat brenda sistemit të drejtësisë, që e dëmtojnë vendin, qytetarin dhe ia humbin mundin e nderin secilit njeri që ka luftu e vdek që ky vend me pas drejtësi, sepse fundja lufta në Kosovë ka ardh për shkak të padrejtësive të sistemit millosheviçian!
Pse me kërku gjuhë korrekte me njerëz që krejt shoqnia pajtojmë që janë jo korrekt? As ambasadat dhe as shoqëria civile nuk i kanë kursy me fjalët ma t’randa, edhe prandaj krejt po insistojmë për veting, që i bje se sistemi i drejtësisë ka nevojë për pastrim nga virusët që e mbajnë sistemin e sëmurë. Mu për shkak të këtij sistemi të kalbur edhe qytetarët e kërkojnë vetingun, kurse këta prapë e refuzojnë duke thanë ‘ne e dimë veten se jemi t’paqtë.’
Për fund, une nuk kam thënë atë që e tha Adriatik Kelmendi në emision, se gjoja ju kam thënë krejt “prokurorëve dhe gjykatësve të Kosovës si gjykatësit e Millosheviçit.” Edhe pyetjen e ndërtoj në bazë të kësaj premise që nuk është e vërtetë. E ka pas në ekran për ta qartësu, por meqenëse e njoh për profesionist, po besoj i kanë ik detajet. Nuk janë krejt, dhe se ka plotë prokurorë e gjyqtarë fantastik, shumë që edhe i njoh, mirëpo edhe ata vet janë viktimë sepse nuk avancohen, sepse nuk janë të dëgjueshëm ndaj “bandave” që unë besoj e kontrollojnë sistemin.
Prandaj, çka kam thënë unë atëherë dhe pa hezitim vazhdoj me thënë sot edhe se kam aspkak problem është se çdo prokuror apo gjyqtar që ju shërben individëve e jo drejtësisë, dhe që me qëllim punon kundër Kosovës dhe interesave të qytetarëve tanë, për mu është më i keq se një prokuror apo gjyqtar i Milloshit sepse ata bile i kemi njoftë për armiq, ama hala ma randë kur t’vje e njejta padrejtësi nga i “joti.” Për mu ka pak rëndësi etnia apo nacionaliteti, unë i vlerësoj njerëzit në veprat që i bëjnë, jo etnisë apo nacionalitetit që i takojnë. Pikë!
Kurse nëse ka dyshime nga dikush, unë prapë vazhdoj me besu që Albulena Haxhiu është Ministrja më e mirë e Drejtësisë që ka pas Kosova ndonjëherë!/gazetametro.net

Eskalon Dimal Basha, i quan ‘të Miloshevicit’ disa prokurorë e gjyqtarë kosovarë

Ministrja Haxhiu godet Dimal Bashën për deklaratën e tij skandaloze ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë