Loading…

Basha shkon sot në Prokurori për të dëshmuar për protestën e 8 janarit

  • 14/01/2022 | 09:13

Basha shkon sot në Prokurori për të dëshmuar për protestën e 8 janarit

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka dëshmuan në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, radhën për ta bërë një gjë të tillë e ka kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi.


Basha dhe Bardhi mësohet se do të përgjigjen ndaj pretendimeve se brenda selisë së PD-së, ku edhe ata ishin të shtunën, ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal.

Po ashtu, kryedemokrati do të pyetet edhe për dhunën me mjete të forta dhe përdorimin e bombolave anti-zjarr nga persona të cilët gjendeshin brenda selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Gjatë ditës së enjte, Berisha dha dëshminë e tij duke thënë se i ka njoftuar autoritetet për bandat e Lulzim Bashës. Sipas Berishës, më 8 janar në selinë e PD ka pasur njerëz të armatosur dhe armët janë larguar me mjetin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë