Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nënvizuar në një deklaratë për mediat se ka vetëm “një mënyrë që të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve: votimi dhe numërimi elektronik”.
Sipas Bashës, “është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi”.
“Votimi elektronik zgjidh shumicën e problemeve që kemi patur përherë me zgjedhjet, raporton Top Channel, transmeton gazetametro.net.
Zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas. Të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm”, shprehet Basha. /gazetametro.net.