Loading…

Bashkatdhetarët organizojnë marsh para Speciales në Hagë, në ditën kur fillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

  • 31/03/2023 | 08:26

Bashkatdhetarët organizojnë marsh para Speciales në Hagë, në ditën kur fillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Përveç marshit për drejtësi që do të mbahet me 2 prill në Kosovë, e organizuar nga platforma ‘Lirika Ka Emër’, një marsh i tillë do të mbahet edhe para Gjykatës Speciale në Hagë me 3 prill, nga bashkatdhetarë nga Zvicra e Gjermania, shkruan Gazeta Metro.


Gati thuajse nga të gjitha kantonet e Zvicrës, janë organizuar mjete transportuese falas për të marshuar para Gjykatës Speciale në Hagë, me datë 3 prill, në ditën kur fillon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Ky marsh fillon nga ora 10:00 dhe pritet të përfundojë në ora 13:00,  në rrugën ‘Laan van Reagan en Gorbatsjov’, Den Haag, Niederlande.

Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, është caktuar për 3 prill. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë