Loading…

Bashkë me pica shpërndahej dhe kokainë e kanabis, zbulohet baza në Tiranë

  • 09/10/2021 | 14:17

Bashkë me pica shpërndahej dhe kokainë e kanabis, zbulohet baza në Tiranë

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj si dhe një 23-vjeçare që kishte në administrim një piceri për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se u arrestuan shtetasit  L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç si dhe u procedua penalisht shtetasja  Xh. Ç, 23 vjeçe.

Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash.

Shtetasja  Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë