Loading…

Bashkëbisedimi mes Einstein dhe Monroe

  • 09/11/2016 | 19:24

Bashkëbisedimi mes Einstein dhe Monroe

Albert Einstein konsiderohet të ketë qenë një prej njerëzve më të mençur në historinë e njerëzimit, kurse modelja dhe aktorja Marilyn Monroe mbahet në mend si një prej figurave më ikonike të filmit dhe modës në Amerikën  e viteve të 50-ta.

Në gojëdhënat amerikane qarkullon një epizod interesant që thuhet të ketë ndodhur mes këtyre dy figurave të lartpërmendura.

Monroe, gjatë një feste presigjioze vuri re praninë e gjeniut Einstein mes pjesëmarrësve dhe u tha miqve të saj: “Imagjinoni sikur unë dhe Einstein të kishim fëmijë, do të ishin perfekt, të bukur si unë dhe të mençur si ai”.

Shpejt, Einsteinit i ra në vesh çfarë kishte thënë Monroe dhe tha: “Çfarë nëse ndodh e kundërta, fëmijët të dalin të shëmtuar si unë dhe budallenj si ajo?” /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë