Loading…

Bashkëshorti ishte ai që vrau gruan mbrëmë në Prishtinë

  • 22/12/2016 | 09:43

Bashkëshorti ishte ai që vrau gruan mbrëmë në Prishtinë

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka dhënë më shumë detaje rreth vrasjes së mbrëmshme të një gruaje dhe plagosjes së vëllait të saj.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në raportin e PK-së.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me vrasje dhe plagosje me armë zjarri, viktimat janë: M. G, 57 vjeç, femër, shtetase Kosovare, e cila duke mos mundur t’u përballojë plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së. Ndërsa Xh. H, 47 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Lidhur me këtë ngjarje policia me urdhër të Prokurorit të shtetit, ka dërguar në qendrën e mbajtjes, një person të dyshuar: R. G, 62 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, të njëjtit nga ana e policisë i është konfiskuar një armë e tipit CZ, e kalibrit 7.65mm (që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë), si dhe një karikator i zbrazët”.

Aktualisht hetuesit policorë, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë