Loading…

Bashkimi Europian me tepricë tregtare prej 200 miliardë eurosh

  • 16/02/2020 | 17:34

Bashkimi Europian me tepricë tregtare prej 200 miliardë eurosh

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Europian shënoi tepricë prej 200.3 miliardë euro gjatë vitit 2020.


Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, teprica tregtare u rrit për 31.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar në vitin 2019.

Eksportet evropiane u rritën me 3.5 për qind në 2.13 trilionë euro, ndërsa importet ishin 1.93 trilionë euro, përcjell Telegrafi.

Tregtia brenda 28 vendeve anëtare të BE-së u rrit me 1.4 për qind për të arritur në 3.06 trilionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SHBA-ja ishte partneri kryesor tregtar i bllokut, me 384.4 miliardë euro importe dhe 231.7 miliardë euro në eksporte, ndërsa Kina ishte burimi kryesor i importeve të BE-së me 361.3 miliardë euro, e ndjekur nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Rusia dhe Zvicra.

Në të njëjtën periudhë, Eurozona shënoi tepricë tregtare prej 225.7 miliardë euro, prej të cilave 2.34 trilionë euro nga eksporti dhe 2.12 trilionë euro nga importi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë