Loading…

Bashkimi me Limajn, flet Gruda: E vërteta është se nuk kemi asnjë kërkesë për t’iu bashkuar listës së PDK’së

  • 06/05/2026 | 21:10

Bashkimi me Limajn, flet Gruda: E vërteta është se nuk kemi asnjë kërkesë për t’iu bashkuar listës së PDK’së

Ish-deputeti, Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar çështjen e shumëpërfolur dy ditët e fundit, duke deklaruar se Fatmir Limaj nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për t’iu bashkuar listës së kësaj partie, transmeton Gazeta Metro.


Ai në emisionin Debat Plus, Gruda tha se nuk qëndrojnë pretendimet se PDK po ia mbyll dyert Limajt, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë iniciativë nga ana e tij.

Sipas Grudës, kjo çështje nuk është ende në rend dite për vendimmarrje brenda partisë, ndërsa ka shtuar se në ditët në vijim do të shihet disponimi i strukturave të PDK-së për zhvillimet e mëtejshme politike.

“Nuk mendoj që jemi duke ia mbyllur dyert, e vërteta është se nuk kemi asnjë kërkesë as nga zoti Limaj për tu bashkuar në listën e PDK-së. Edhe kjo nuk është një çështje për të cilën PDK duhet të vendosë ose deklarohet. Kemi edhe ditë përpara të shohim cili është disponimi i strukturave të partisë”, ka deklaruar ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë