Loading…

Bashkohen dy partitë serbe SLS dhe SKS

  • 26/01/2017 | 19:46

Bashkohen dy partitë serbe SLS dhe SKS

Partia e Pavarur Liberale Serbe (SLS) dhe Aleanca e Serbëve të Kosovës (SKS) kanë nënshkruar sot marrëveshjen për integrimin e anëtarëve të saj, me çka këto dy parti janë bashkuar.


Partia e Pavarur Liberale u formua para 11 vjetësh, mirëpo në zgjedhjet e fundit lokale një pjesë e kësaj partie politike në krye me Bojan Stojanoviqin u tërhq dhe e formoi Aleancën e Serbëve të Kosovës.

Pas thuajse katër vjetësh këto dy parti bëhen sërish bashkë. Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq ka paralajmëruar se ky nuk do të jetë bashkimi i vetëm. “Kjo është një mundësi e mirë që të paralajmëroj se qysh në javën e ardhshme do të kemi edhe të tjera situata të këtilla, ku grupe të caktuara politike do t’i bashkohen lëvizjes sonë të përbashkët, e cila ka për synim një të nesërme më të mirë”, ka theksuar Petroviq.

Ndërkohë, i pyetur nëse në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në nëntor të këtij viti, do të kandidojë për kryetar të Komunës së Graçanicës dhe nëse nënshkrimi i marrëveshjes së sotme është fillim i fushatës politike, ish-kryetari i Graçanicës është shprehur:  “Kjo nuk varet vetëm prej meje. SLS do t’i ketë organet e saj, por nëse do ta kem përkrahjen e njerëzve të partisë, mund të them lirisht të familjes, natyrisht se jam i gatshëm të pranoj një përgjegjësi të tillë”, ka thënë Bojan Stojanoviq.

Të rikujtojmë se pjesë e Partisë së Pavarur Liberale kanë qenë edhe ministri për komunitete dhe kthim Dalibor Jevtiq, deputetët Srdan Popoviq dhe Nenad Rashiq si dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, të cilët tani janë pjesë e Listës Serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë