Loading…

Bashota: PDK alternativa më e mirë

  • 08/06/2017 | 11:11

Bashota: PDK alternativa më e mirë

Partia Demokratike e Kosovës e Degës së Klinës dje ka organizuar takim me gratë e kësaj komune, për të marrë mbështetjen për këtë parti dhe kandidatët e saj për deputetë, Ramush Agushi e Ukë Berisha.


Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, ka thënë se Fillimi i ri po gjen mbështetje të madhe edhe të gratë e Komunës së Klinës, pasi edhe në takimet elektorale në numër të madh po konfirmojnë fuqishëm se mbështesin PDK-në, kreun e saj Kadri Veseli si dhe kandidadët për deputetë të Klinës.

“Kadri Veseli ka një qasje shumë serioze dhe i ka dhënë prioritet përformancës së gruas demokratike të Kosovës dhe gruas në përgjithësi. Grave u thashë se hyrja në këto zgjedhje ishte e domosdoshme ngase partneri ynë vendnumëronte. PDK duhet të mbështetet fuqishëm ngase është alternativa më e mirë e shpresës, vizionit dhe zhvillimit ekonomik.” ka thënë Bashota.

Ai ka bërë thirrje që të mbështeten kandiatët Ramush Agushi e Ukë Berisha, pasi siç ka thënë Bashota, ata do të jenë zë i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë