Basketbollisti slloven i NBA, Goran Dragic ka publikuar një fotografi mjaftë kontraverze dhe problematike në Instagram e tij me bluzën e tij të veshur që mbanë mbishkrimin ‘Yugoslavia’, transmeton Gazeta Metro.
Kjo fotografi e publikuar nga ana e tij ka marrë jo pak reagime në rrjetet sociale, ndërsa sipas mediumeve sllovene thuhet se ai e ka bërë këtë në nderim të basketbollistit legjendar, Ivo Daneu.
”Ne do të bëhemi kampionë bote!!! Yugoslavia #IvoDaneu #legend Hëna është e jotja, ari është i yni,” ka shkruar basketbollisti i Chicago Bulls.
Mirëpo, për një sportist një mesazh i tillë ‘politik’ është mjaftë problematik, si dhe mund të konsiderohet si provokim.
View this post on Instagram
‘Ne do të bëhemi kampionë të botës’ është gjithashtu një film që tregon historinë e basketbollit jugosllav që nga viti 1947 e deri në Kampionatin Botëror në Lubjanë në vitin 1970, kur kombëtarja jugosllave kishte fituar medaljen e artë.
Gjithashtu, fotografia e publikuar ditën e djeshme thuhet se ndërlidhet edhe me ditën e lindjes së kroatit, Drazen Petrovic, i cili kishte vdekur në vitin 1993 në një aksident automobilistik në Gjermani. Petrovic lindi më 22 tetor 1964.
Kujtojmë se Goran Dragic është basketbollist shumë i njohur në NBA dhe këtë sezon ka kaluar te Chicago Bulls. Ai më herët ka luajtur edhe për klube si Brooklyn Nets, Toronto Raptors, Miami Heat e të tjera. /gazetametro.net