Loading…

Bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridonës, zbulohet çka u gjet

  • 09/12/2023 | 21:14

Bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridonës, zbulohet çka u gjet

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve për rastin e vrasjes së rëndë të 30-vjeçares, Liridona Ademaj, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, ka kryer sot një aksion policor në fshatin Novosellë të Gjakovës, me ç’rast ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt, T.D.


Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë.

49-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Ai dyshohet se ka furnizuar me armën e krimit dy të dyshuarit tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë