Loading…

Bastisje në Skënderaj, Policia konfiskon armë

  • 16/03/2017 | 09:40

Bastisje në Skënderaj, Policia konfiskon armë

Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 06:00, në fshatin Marinë, në Skenderaj, Policia e Kosovë në tri lokacione të ndryshme ka konfiskuar dy armë.


Me urdhër të Gjykatës, sot Policia ka realizuar një bastisje në tri lokacione të ndara, ku gjatë kontrollimit në dy lokacione janë gjetur, dy pushkë gjuetie, 12 fishek të cal 12 mm, për të cilat nuk posedonin leje, dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar, ku dy personat e dyshuar D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, janë arrestuar dhe janë intervistuar nga policia.

Të dyshuarit D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, pas procedurave intervistuese nga prokurori i Shtetit, janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rasti për ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë