Loading…

Batatina kërkon dorëheqjen e Agim Ademit nga FFK: Për shkak të krimeve tua futbolli kosovar nuk duhet rrezikohet

  • 27/02/2020 | 15:10

Batatina kërkon dorëheqjen e Agim Ademit nga FFK: Për shkak të krimeve tua futbolli kosovar nuk duhet rrezikohet

Edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar dhe ka kërkuar dorëheqjen e Agim Ademit nga pozita e kryetarit të FFK’së, shkruan Gazeta Metro.


Batatina ka deklaruar se futbolli kosovar nuk guxon të rrezikohet e sanksionohet për shkak të veprave kriminale të askujt, askush nuk guxon të shkatërron punën e madhe të legjendës Fadil Vokrri.

Ai thotë se për veprat kriminale të vërtetuara tani në dy instanca nuk duhet të penalizohet futbolli ynë, çdo minutë e Agim Ademit në FFK e dëmton reputacionin e futbollit kosovar.

Postimi i plotë nga Batatina:

Futbolli ynë nuk guxon të sanksionohet për shkak të veprave kriminale të askujt.

Askush nuk ka të drejtë të shkatërroj punën e madhe të Legjendës Fadil Vokrri.

Për veprat kriminale të vërtetuara në dy instanca gjyqësore nuk duhet të penalizohet futbolli ynë.

Çdo minutë i qëndrimit të Agim Ademit në FFK e dëmton rëndë reputacionin e futbollit tonë.

Delegatët e FFK-së duhet të mendojnë mirë se kënd do ta votojnë për Kryetar të FFK-së.//gazetametro.net

Nëse Agim Ademi nuk jep dorëheqje, pritet ndëshkimi i rëndë i FFK’së nga FIFA dhe UEFA

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë