Loading…

Baton Haxhiu flet për herë të parë për familjen e tij dhe shpifjet që po i bëhen nga Sali Berisha

  • 04/11/2019 | 14:43

Baton Haxhiu flet për herë të parë për familjen e tij dhe shpifjet që po i bëhen nga Sali Berisha

Publicisti i njohur dhe drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu ka deklaruar se shpifjet e fundit që po i bëhen në drejtim të tij nga ish-presidentin e kryeministri i Shqipërisë, Sali Berishën, janë të pavërteta, transmeton Gazeta Metro.


Haxhiu ka thënë se babai i tij ka qenë tri herë i burgosur në Jugosllavi dhe se familja e nënës së tij ka qenë e djegur nga Serbia.

Ai thotë se gjyshi i tij ishte një patriot dhe me shumë siguri Sali Berisha i di të këndon këngët që janë kushtuar për të.

“Baba im i burgosur nga Jugosllavia tri herë, së fundi në vitin 1981, krejt familja e nënës sime të  djegur nga Serbia, të shpërngulur dy herë, gjyshi im është Ahmet Delia, ky burri që doli këtu (Sali Berisha) derisa ka qenë atje në Truprojë, për faktin që edhe ka ditë të vetmen këngë folklorike me çiftelia, mund ta ketë kënduar edhe këngën gjyshit tim, Ahmet Delisë, i cili natyrisht u vra nga serbët, edhe krejt këta bashkë nuk mujn me pas referenca patriotike ma të mëdha se trungu im familjar”, tha Haxhiu duke folur për Sali Berishën dhe Ilir Metën, transmeton Gazeta Metro.

“Të gjithë këta bashkë, presidenti (Meta) e ish-presidenti (Berisha) nuk kanë as traditë në historinë familjës patriotike ma shumë se dy familjet e mija bashkë”, tha Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

“Nëse këta njerëz, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Washington, Berlin kudo, le t’i mbledhin të gjitha agjenturat bashkë, nëse ma gjejnë një gabim të vetëm në historinë timë profesionale dhe në historinë time të jetës le të ma jejnë vetëm një gabim, unë jap përgjegjësi morale, publike, çfarëdo, një të vetmë të ma gjejnë”, tha Haxhiu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë