Loading…

Baton Haxhiu flet për përplasjet me VV’në: Ata nuk kanë qëndrim politik kundër ‘Devollëve’, por kundër meje

  • 09/04/2020 | 21:22

Baton Haxhiu flet për përplasjet me VV’në: Ata nuk kanë qëndrim politik kundër ‘Devollëve’, por kundër meje

Gazetari Baton Haxhiu ka folur rreth përplasjeve me Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti ka pasur probleme me qasjen e tij, e jo me ish-pronarët e tij, ‘Devolli Group’, shkruan Gazeta Metro.


Në emisionin Pressing, Haxhiu ka thënë se VV nuk ka pasur kurrë qëndrim politik kundër Devollëve, por ndaj tij.

“VV nuk ka pasur qëndrim politik kundër Devollëve, por kundër meje. Unë iu kam thanë partnerëve të mij, njeriu që duhet të shkojë nga Klani jam unë. Unë ju kam thanë që nuk kanë të bëjnë me juve, ata kanë të bëjnë me mua”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë ka pasur një qëndrim kundër ‘Devolli Group’, sidomos ndaj çështjes së homologimit.

Ndërkaq, ky debat vjen pasi Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, shkoi në debat në televizionin Klan Kosova, pas më shumë se 2 vitesh kur dikush nga VV pranoi të paraqitet në këtë medium që është në pronësi të ‘Devolli Group’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë