Loading…

Baton Haxhiu: Po të mos ishte KFOR’i, sot do të mbanim zi për policët tanë

  • 01/06/2023 | 22:46

Baton Haxhiu: Po të mos ishte KFOR’i, sot do të mbanim zi për policët tanë

Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në Pressing të T7 se po të mos ishte KFOR’i sot do të ishim duke mbajtur zi për policët tanë.


Sipas Haxhiut, situata do të ishte tejet e rrezikshme, po të kishte përballje direkte në mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë.

”Po mos të ishin ne do të mbanim zi për policët tanë. Po të mos ishte KFOR’i çfarë do të bënim? Mendo që Policia jonë do të heshte”, ka thënë Haxhiu.

Më tutje, ai ka thënë se po të kishte polic të Kosovës të papërgjegjshëm situata do të keqësohej dukshëm.

“Ne mund të themi që Policia ka qenë në stadin e saj moral për vendin që përfaqësojnë, po të ishte dikush i pandërgjegjshëm pak dhe të kishte frikë aty masakra do të ishte e pashmangtë”, ka thënë Haxhiu.

Gazetari Haxhiu, gjithashtu ka shtuar se Kosova e ka një kryeministër të izoluar që sipas tij nuk e pret askush.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë