Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu është rrëfyer për jetën e tij personale, në një emision në ‘Top Channal’, përcjell Gazeta Metro.
Duke folur për jetën në ish-Jugosllave, ai ka thënë se familja e tij ishte nacionaliste dhe babi i tij i burgosur gjatë viti 1981, dhe për këtë familja e tij ka vuajtur shumë.
Duke treguar për të kaluarën ai ka rrëfyer një dhimbje të madhe që e përcillte, për shkak se siç tha ai sa herë vinte Tito në Kosovë babi i tij izolohej për shkak të pikëpamjeve nacionaliste që kishte.
Ai tutje thotë se për shkak të kësaj nuk na fliste askush, konsideroheshim si sot të identifikoheshe me ndonjë organizatë terroriste.
“Ata që kanë pasur familje nacionaliste kur vinte Tito në Kosovë izoloheshin, në vitin 1981 në protestat babin, tim e kanë futur në izolim e nuk dinim ku është, dhimbja ime e madhe nuk ishte se ai ishte në burg por se nuk na fliste askush, kur ishe aso kohe në burg dukej, si të ishe pjesë e një organizate si ‘Al Kaida’ sot.” , është rrëfyer Haxhiu./gazetametro.net