Loading…

Baton Haxhiu tregon se a do të pajtohet me Sali Berishën pas ofendimeve nga ky i fundit

  • 04/11/2019 | 14:16

Baton Haxhiu tregon se a do të pajtohet me Sali Berishën pas ofendimeve nga ky i fundit

Publicisti i njohur dhe drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu ka deklaruar se me ish-presidentin e kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën nuk do të pajtohet për disa arsye, transmeton Gazeta Metro.


Haxhiu tha se Berisha po shpif dhe po bënë spekulantin, njeriun e keq dhe njeriun i cili nuk do ta dëshironte askush si President e Kryeministër.

“Jo jo, për një arsye se unë i du polemikat, polemizojë me mospajtime por nuk respektoj njeri që ka shpifje dhe nuk respektoj njeri që ka qenë edhe President edhe Kryeministër dhe bënë spekulantin, bënë njeriun e keq dhe bënë njeriun i cili nuk do të dëshironte askush ta kishte as President e as Kryeministër, këto janë gjëra të rrezikshme”, tha Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

“Ai nuk guxim ashtu (agjent), sepse fjalën e parë që e thotë ashtu publikisht është në gjygj”, tha Haxhiu në Zonë e Lirë.

“Të gjithë këta bashkë, presidenti (Meta) e ish-presidenti (Berisha) nuk kanë as traditë në historinë familjës patriotike ma shumë se dy familjet e mija bashkë”, tha Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

“Nëse këta njerëz, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Washington, Berlin kudo, le t’i mbledhin të gjitha agjenturat bashkë, nëse ma gjejnë një gabim të vetëm në historinë timë profesionale dhe në historinë time të jetës le të ma jejnë vetëm një gabim, unë jap përgjegjësi morale, publike, çfarëdo, një të vetmë të ma gjejnë”, tha Haxhiu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë