Loading…

Baton Haxhiu tregon se çfarë është në gjendje të bën Grenell nëse nuk e dëgjon Albin Kurti për taksën

  • 21/02/2020 | 09:17

Baton Haxhiu tregon se çfarë është në gjendje të bën Grenell nëse nuk e dëgjon Albin Kurti për taksën

Gazetari Baton Haxhiu tha se Emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është dhënë fuqi e madhe me emërimin Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.

Ai tha se Kosova dhe Ballkani duhet të interpretojnë vendimet e Grenellit sepse tanimë të gjitha fuqitë e institucioneve amerikane i janë dhënë atij, njofton Klan Kosova.

“Grenell fuqizohet me një instrument, më të fuqishmin në SHBA që i jep atij të drejtën që të vendosë dhe të interpretojë nga një pikë e referencës në emër të të gjitha agjencive amerikane. Kjo fuqi i jepet një njeriu dhe neve në Ballkan dhe në Kosovë na mbetet që ta interpretojmë çfarëdo vendimi dhe çfarëdo negocimi të tij”.

“Tani nuk mund të themi se Shtëpia e Bardhë mendon ndryshe, CIA mendon ndryshe, Departamenti i Shtetit mendon ndryshe, Pentagoni mendon ndryshe. Realisht ky përfaqëson të gjitha në një pikë sa i përket negociatave dhe sa u përket projekteve që vinë nga presidenti i shtetit që e bëjnë të fuqishëm takimin”.

Haxhiu në Info Magazine tha se Grenell do t’i pyesë të gjitha palët për shkak të kulturës politike, por se vendimi është i tij.

“Ajo që e dallon tash është se vendos për të gjitha vetë. Palët tjera do të jenë nënshkruese dhe ai do t’ua lehtësojë dialogimin. Palët do t’i konsultojë për shkak të kulturës politike dhe do t’iu bëjë pyetje, por njerëzit që janë të veshur me këso kualiteti institucional, me tri institucione brenda, atëherë do ta shpejtojë dhe ta lehtësojë të gjithë procesin. Nëse do të jetë procesi me dhimbje ose jo, do të vendosë Grenell, por referenca kryesore do të jetë ai”.

“Referenca nuk do të jetë duke e bashkuar me dy apo tri institucione ndërkombëtare, por ai do t’i udhëheqë edhe konsullatat, qoftë me BE-në, qoftë me Rusinë, qoftë me Britaninë e Madhe, do t’i dërgojë në një pikë. Ai është njeri që vendos faktikisht, juridikisht dhe fuqimisht mbi të ardhmen e marrëveshjes”.

“Nuk besoj që ky njeri me të gjitha këto garanci do të hyjë në dialog. Ai as nuk ka kohë që ta zgjasë, as nuk do të pyet shumë, as nuk do të jetë njeri që do të lutet dhe këtë duhet ta kemi parasysh secili. Mund dikush të thotë jo, dikush të refuzojë apo të ndërtojë fjalor dhe lojë fjalësh, por le ta marrim seriozisht, sidomos kryeministri dhe presidenti”.

“Nëse gjithçka ndodh, mund të them se ky njeri nuk do t’i pyesë institucionet , as kryeministrin dhe as presidentin, por do të kalojë në një nivel tjetër. Niveli tjetër është se do t’i merr të gjitha partitë politike për të nënshkruar dhe ato do të jenë nënshkrueset e procesit dhe nuk do të jetë kryeministri e as presidenti”.

“Nëse Kryeministri nuk lëviz nga pozicioni që ka, nuk e lehtëson procesin. Ai do të jetë i anashkaluar dhe anashkalimi është refuzim i institucionit të kryeministrit, anashkalimi është mospërfillje. Anashkalimi është që je kryeministër por nuk vendos dhe kjo është pika më e rëndë për institucionet e tilla që nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës pas veshjes së Grenellit me të gjitha këto epitete institucionale që ia ka dhënë Presidenti Trump. Shpejtësia e vendimeve do të jetë shumë më e madhe sesa ne që mendojmë, prandaj është i veshur me këto poste. Ai nuk ka nevojë të kthehet prapa dhe të pyesë, por vjen dhe e përfundon atë”.

Haxhiu tha se me Grenell marrëveshja Kosovë-Serbi do të vjen më shpejt se sa mendohet, prandaj krerët e institucioneve të Kosovës nuk duhet të tregojnë kryeneçësi dhe ta detyrojnë SHBA-në të vendosë pa Kosovën.

“SHBA ka vendosur në Rambuje pa Serbinë. Në Vjenë kanë vendosur pa Serbinë, për pavarësinë e Kosovës pa Serbinë, pa Europën dhe Rusinë dhe nuk duhet lejuar që këtë herë ta sjellim Amerikën të vendosë për Kosovën me Serbinë dhe jo me ne. Kjo është frika ime për arsye se vendimet e mëdha kur ka kryeneçësi të liderëve të vegjël ose liderëve në periferi të botës janë të drejtpërdrejta dhe nuk merren me pasoja. Nëse popullit kosovar dhe liderëve iu kujtohet, vendimi është marrë në Rambuje dhe me pasojat nuk është marrë Amerika. Ato i ka shëruar rrugës”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë