Loading…

Bayern 6-1 Werder Bremen, notat e lojtarëve: Milot Rashica vlerësohet më së larti te skuadra e tij, Coutinho me notë maksimale

  • 14/12/2019 | 17:40

Bayern 6-1 Werder Bremen, notat e lojtarëve: Milot Rashica vlerësohet më së larti te skuadra e tij, Coutinho me notë maksimale

Bayern Munich dhe Werder Bremen zhvilluan sot ndeshjen e javës së 15’të në kampionatin gjerman, me ‘bavarezët’ që shënuan fitore bindëse, transmeton Gazeta Metro.


Pas dy humbjeve radhazi, kampioni në fuqi i Gjermanisë arriti që t’i kthehet fitoreve në Bundesligë. Ndeshja e zhvilluar në ‘Allianz Arena’ përfundoi me rezultatin e thellë 6-1.

Pavarësisht se mysafirët kaluan të parët në epërsi me super golin e shënuar nga Milot Rashica, vendasit arritën që kthehen në lojë dhe të shënojnë fitore në fund.

Philippe Coutinho shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar ‘het-trik’, teksa Robert Lewandoski shënoi dy gola dhe Thomas Muller një.

Milot Rashica u vlerësua më së larti te skuadra e tij. Sulmuesi vushtrrias mori notën 7.1, teksa nota më e lartë në ndeshje i takoi Philippe Coutinho, i cili pas ‘het-trikut’ mori notën maksimale, 10./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë