Loading…

Bayern e Liverpool në ‘betejë’ për të grabitur strategun italian të Brighton

  • 03/04/2024 | 15:54

Bayern e Liverpool në ‘betejë’ për të grabitur strategun italian të Brighton

Pas humbjes ndaj Dortmundit nxori, Bayerni del nga gara për titull në Bundesligë. Në valle është vetëm Champions League, shansi i fundit për të mbyllur sezonin me trofe, për përpara kanë një pengesë të fortë si Arsenal.


Drejtuesit e klubit prej kohësh po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e Thomas Tuchel, por rrethi sa vjen e po ngushtohet. Dëshira e tyre e madhe është Xabi Alonso, por tekniku spanjoll konfirmoi se do të qëndrojë në krye të Leverkusen, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas Times, tani opsioni i parë ka përfunduar Roberto De Zerbi. Trajneri italian konfirmoi se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Brigton, për këtë vendim ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit.

De Zerbi është kandidati favorit për të marrë Bayern Munich, por në garë për të është futur prej kohësh edhe Liverpool. Ashtu si Bayern, edhe të kuqtë do të ndryshojnë trajner në fund të këtij sezoni. Jurgen Klopp është kthyer në sponsorizuesin e tij më të madh, këtë e theksoi edhe pas fitores kundër Brighton.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë