Loading…

Bayern i pamëshirshëm, e dërgon Barcelonën në Europa Ligë pas 17 vjetësh

  • 08/12/2021 | 22:56

Bayern i pamëshirshëm, e dërgon Barcelonën në Europa Ligë pas 17 vjetësh

Në përjashtim të sfidës ndërmjet Atalantës dhe Villarrealit e cila u shty për ditën e nesërme për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Itali, tashmë kanë përfunduar të gjitha sfidat tjera të Ligës së Kampionëve nga grupet E,F,G dhe H.


Barcelona është përshëndetur nga Liga e Kampionëve pasi është mposhtur sërish nga Bayerni në “Alianz Arena” me rezultat 3-0 dhe kështu ka mbetur në vendin e tretë në grupin E me shtatë pikë. Pas 17 vitesh Barca luan në Europa Ligë.

Golat për Bayernin i realizuan Muller, Sane dhe Musiala, ndërkohë që katalanasit nuk u treguan asnjëherë të rrezikshëm para portës kundërshtare.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Benfika e ka mposhtur me rezultat 2-0 Dinamo Kievin duke shkuar në kuotën e tetë pikëve në vendin e dytë, 10 më pakë se Bayerni i vendit të parë.

Manchester United ka barazuar Young Boys me rezultat 1-1 duke e siguruar kështu kalimin në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare si lider i grupit F. Pikërisht në grupin F bëjnë pjesë edhe Atalanta dhe Villarreali, ndeshje kjo e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:30.

Rezultate e ndeshjeve të tjera ishin këto:

Salsburg-Sevilla 1-0

Wolfsburg-Lille 1-3

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë