Arjen Robben do të largohet në fund të edicionit nga Bayern Munich pas 10 vitesh qëndrimi në Allianz Arena
Gjiganti gjerman në fund të edicionit do ta humbasë një lojtar shumë të rëndësishëm, transmeton GazetaMetro.
Robben do të largohet nga Bayern Munich, derisa drejtuesit e klubit gjerman po shikojnë mundësitë që ta sjellin në Allianz Arena sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Griezmann kishte ofertë edhe nga Barcelona verën që shkoi, por në fund vendosi që të qëndronte te Atletico Madridi. /GazetaMetro/