Loading…

Bayerni del me deklaratë zyrtare rreth Superligës Europiane

  • 20/04/2021 | 16:36

Bayerni del me deklaratë zyrtare rreth Superligës Europiane

Gjiganti bavarez Bayern Munich edhe zyrtarisht ka konfirmuar se nuk do të bëhet pjesë e Superligës evropiane të krijuar nga 12 klube të mëdha evropiane.


“FC Bayern nuk është përfshirë në planet për krijimin e një Superlige. Ne jemi të bindur që struktura aktuale në futboll garanton një themel të besueshëm FC Bayern mirëpret reformat e Ligës së Kampionëve sepse ne besojmë se ato janë hapi i duhur për zhvillimin e futbollit evropian. Faza e modifikuar e grupeve do të kontribuojë në një rritje të eksitimit dhe përvojës emocionale në garë. “, thuhet në njoftimi e Bayern Munich.

“Unë nuk besoj se Superliga do të zgjidhë problemet financiare të klubeve evropiane që kanë lindur si rezultat i pandemisë. Përkundrazi, të gjitha klubet në Evropë duhet të punojnë me solidaritet për të siguruar që struktura e kostos, veçanërisht pagat e lojtarëve dhe tarifat janë sjellë në përputhje me të ardhurat, për ta bërë më racional të gjithë futbollin evropian.”, ka thënë në fund Karl Hainz Rummenige.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë