Loading…

Bayerni vazhdon me fitore dhe kryesim në tabelë

  • 23/05/2020 | 20:49

Bayerni vazhdon me fitore dhe kryesim në tabelë

Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesligë, duke e mbajtur kështu edhe pozitën e liderit në tabelë, transmeton Gazeta Metro.


‘Bavarezët’ kanë shënuar fitore edhe në javën e 27’të në kampionatin gjerman, duke regjistruar kështu edhe fitoren e gjashtë radhazi.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në ‘Allianz Arena’, Bayern Munich shënoi fitore me rezultatin 5-2 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Leon Goretzka, Thomas Muller, Robert Lewandowski, Alphonso Davies dhe Martin Hinteregger(autogol) shënuan golat e fitores për vendasit, teksa për mysafirët të dy golat u shënuan nga Martin Hinteregger.

Bayern Munich tani ka 61 pikë dhe pozicionohet në pozitën e parë me katër pikë më shumë se Borussia Dortmundi. Ndërkaq, Eintracht Frankfurt ka 28 pikë dhe renditet në pozitën e 13’të. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë