Loading…
Baza e famshme e nëndetësve në Shqipëri |PAMJE
  • 12/06/2019 | 11:23

Baza e famshme e nëndetësve në Shqipëri |PAMJE

Në jug të Shqipërisë, afër Himarëss, gjendet Porto Pallermo, në të cilin ndodhet një parking i vjetër i nëndetësve, ku kjo bazë ishte tuneli për të cilin u punua për më shumë se 20 vite nga forcat ushtarake shqiptare, shkruan Gazeta Metro.


Kryesisht u shfrytëzua puna e ushtarëve dhe xhenierëve, të cilët shkonin ushtarë në këtë zonë ushtarake. Baza e Palermos ishte projektuar nga kryeministri i kohës Mehmet Shehu, për tu bërë baza e një mjeti tjetër detar. Këto quheshin katër-silurues.

Sipas komandantit të njërës nga nëndetëset, B. Nika, “provat për nëndetëset në Palermo u kryen për një periudhë 8-mujore, nga qershori i vitit 1986, deri në marsin e vitit ’87. Ishin 4 nëndetëse, nëndetësja 3 bëri provat. Provat kishin të bënin me hyrjet dhe daljet, si dhe ngarkimet. Muaji prill, solli zhvendosjen e 4 nëndetëseve nga baza e Pashalimanit me të gjitha resurset e tyre dhe u përqendruan në Palermo, në bazën më të re.

Në vitin 1992, nëndetëset u rikthyen në bazën e hershme të tyre në Pashaliman”. Nëndetësja tre, që komandohej nga B. Nika, qëndroi 8 vite në dok. Në vitin ’88 u fut në dokun e Pashalimanit.

Pashalimani

Baza Detare “u njoh” si një bazë sovjetike që kontrollonte Mesdheun në vitet ’50. Ky vend u bë “pika e nxehtë”, mes ushtarakëve shqiptarë dhe atyre sovjetikë, kur Shqipëria u shkëput nga “Traktati i Varshavës”, duke mbajtur katër nëndetëse të tipit “Whiskey”, në bazë të marrëveshjes. Pas rënies së regjimit komunist, baza u rindërtua nga Turqia në bazë të një marrëveshje bilaterale me këtë shtet, të cilët kanë të drejtë ta përdorin atë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë