Loading…

Bazaj tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Drenasit

  • 17/11/2016 | 18:07

Bazaj tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Drenasit

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të e sanoj përçarjen brenda degës në Drenas ku në fillim të muajit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e kësaj komune.

Burime të gazetametro.net, bëjnë të ditur se kandidati i pavarur Naim Bazaj e ka tërhequr kandidaturën për të parin e komunës.

Ky burim ka thënë se deri te kjo, ka ardhur pas një marrëveshje në mes të Bazajt dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Bazaj deri para shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, ishte pjesë e PDK-së.

Deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë ka ardhur pas dënimit me burg per krime lufte, të kryetarit të deritashëm të Drenasit, Nexhat Demaku. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë