Loading…

Bazajt i mohohet tërheqja nga gara (Dokument)

  • 19/11/2016 | 14:52

Bazajt i mohohet tërheqja nga gara (Dokument)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për decertifikim të kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, Naim Bazaj.

Vendimi i PZAP vjen pas apelit të paraqitur nga Nisma kundër KQZ-së.

“PZAP, duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare, për lejueshmërinë e apelit ndaj vendimit të ankimuar të KQZ-së, të parashtruar nga subjekti politik Nisma, si palë e trete në këtë rast, ka vlerësuar se subjektit politik Nisma si person juridik, i janë prekur interest ligjore me vendimin nr 1076/2016 të datës 18.11.2016”, thuhet në vendimin e PZAP-it, raporton Periskopi.

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi i tha Periskopit se KQZ-ja ka miratuar kërkesën e tij në mënyrë të jashtëligjshme.

“Bazuar në ligjin që rregullon këtë çështje KQZ ka vepruar jashtëligjshëm”, tha Sherifi.

Bazaj u akuzua se bëri kompromise me Kadri Veselin e PDK-së, ndaj të cilit në fillim ishte revoltuar dhe ishte paraqitur ngutshëm si kandidat i pavarur.

1 2 3

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë