Loading…
Baze: Nga SHBA’ja, Meta nuk guxoi ta shpreh qëndrimin e tij lidhur me marrëveshjen Kosovë – Serbi
  • 11/02/2019 | 10:12

Baze: Nga SHBA’ja, Meta nuk guxoi ta shpreh qëndrimin e tij lidhur me marrëveshjen Kosovë – Serbi

Opinionisti Mero Baze, përmes një shkrimi e ka kritikuar ashpër presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, duke thënë se ky i fundit është haptas kundër një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Baze, duke iu referuar intervistes së presidentit Meta tek “Zëri i Amerikës”, thotë se ai iu shmang qëndrimit të tij lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve, marrëveshje kjo e mbështetur nga SHBA.

“E para, dukej qartë në përpjekjen për të shmangur një qëndrim të tij, lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, që mbështetet nga SHBA. Në Tiranë ai ka qenë kundër saj, biles ka prodhuar krizë për dekretimin e ministrit të Jashtëm në emër të paranojës, se ai po emërohej për të mbështtur këtë marrëveshje”, ka shkruar ai,

Sipas Baze, Meta iu shmang përgjigjes rreth qëndrimit të tij për këtë çështje, në mënyrë që të mos krijohet ndonjë keqkuptim, meqë flet nga Shtetet e Bashkuara.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta kishte rezistuar edhe për emërimin e Gent Cakës, duke mos e dekretuar atë si ministër të Jashtëm. Sidoqoftë, një detyrë e tillë atij iu delegua nga Qeveria e Shqipërisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë