Loading…

Bazeli po u ofron lypësve bileta falas kudo nëpër Europë, por me një kusht

  • 30/04/2021 | 08:51

Bazeli po u ofron lypësve bileta falas kudo nëpër Europë, por me një kusht

Qyteti i Bazelit po u ofron lypësve kupona udhëtimi në çdo destinacion në Evropë në këmbim të rënies dakord të mos kthehen.


Shërbimi i imigracionit të qytetit po ofron kupona hekurudhore dhe 20 CHF për çdo lypës që e kërkon, sipas 20 Minutes.

Për të marrë kuponin, lypësit duhet të nënshkruajnë një kontratë me shkrim duke premtuar të mos kthehen në Zvicër për një periudhë të caktuar kohe. Nëse kapen duke u kthyer, rrezikojnë të dëbohen, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Deri më tani një total prej 31 personash kanë marrë ofertën. 14 nga Rumania, 7 nga Belgjika, 7 nga Gjermania, 2 nga Italia dhe 1 nga Franca

Sipas Basler Zeitung, qyteti ka gjetur fluturime 60 CHF për në Bukuresht për ata nga Rumania.

Disa pjesë të Zvicrës kanë treguar pak tolerancë ndaj lypësve. Në vitin 2014, një grua që lypte në rrugët e Gjenevës u gjobit me 500 CHF. Në pamundësi për të paguar gjobën, gruaja u mbajt në paraburgim për 5 ditë, përcjell tutje albinfo.ch.

Në vitin 2016, qeveria e kantonit zviceran të Vaud prezantoi një ligj që ndalon lypjen nëpër kanton.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë