Banka Botërore në letrën që ia ka kthyer ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, në lidhje me Termocentralin “Kosova e Re”, ka theksuar se vetëm nëse plotësohen të gjitha kriteret, atëherë do ta dërgoj për aprovim në Bordin Ekzekutiv mbështetjen e këtij projekti.
Kështu thuhet në letrën ekskluzive që e ka siguruar GazetaBlic.
“Sipas dokumentit Drejtimet e Bankës Botërore për Energjinë, Banka do të përkrah gjenerim të ri të energjisë nga thëngjilli vetëm në rrethana jashtëzakonisht të rralla, ku thëngjilli është opsioni i vetëm i përballueshëm për të përmbushur nevojat energjetike të vendit”, thuhet ndër të tjera në këtë letër, përmes së cilës Banka Botërore i është përgjigjur letrës së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Një ndër kërkesat e Bankës Botërore është që edhe miniera e cila do të furnizojë linjit për KRPP-në të konsiderohet një kapacitet i asocuar dhe kjo duhet të përmbush të gjitha politikat mjedisore dhe sociale të Bankës që njihen si standard grolab për mbrojtjen e e nerëzve të ndikuar nga projektet.