Loading…

BDI mohon të ketë kontakte me Gruevskin për ndryshimet kushtetuese

  • 30/03/2023 | 13:29

BDI mohon të ketë kontakte me Gruevskin për ndryshimet kushtetuese

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot përmes një kumtese ka mohuar kategorikisht lajmet që qarkulluan gjatë ditës së djeshme se gjoja partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti po negocion me ish kryeministrin Gruevski për të siguruar vota për ndryshimet Kushtetuese.


”BDI kategorikisht mohon lajmin e rrejshëm dhe spekulativ të botuar në TV Alsat dhe në portalin Fokus për gjoja negociata të BDI-së me ish-kryeministrin Gruevski për të siguruar votat për ndryshimet kushtetuese. Asnjë zyrtarë i BDI-së nuk ka asnjë kontakt, as tash dhe as në të kaluarën, që prej arratisjes së tij, për asnjë çështje të vetme me ish-kryeministrin Gruevski, andaj dhe shprehim keqardhje të thellë për publikimin e një spekulimi të tillë tendencioz dhe të pasaktë në media”, thonë nga BDI.

Nga atje kanë vlerësuar se ndryshimet kushtetuese janë të rëndësisë së veçantë për vendin dhe qytetarët dhe kanë ftuar mediat, shoqërinë civile, botën akademike, kontribuesit në opinionin publik, ta trajtojnë këtë temë me seriozitetin më të madh për arsye se përcakton të adhmën tonë të përbashkët.

“Opozita deklaratavisht mbështet integrimin europian të Maqedonisë së veriut dhe ne i ftojmë që këtë përcaktim të tyre programor ta realizojmë bashkarisht pa kalkulime partiake zgjedhore. BDI mbështet ndryshimet kushtetuese dhe vlerëson se ky proces e përforcon shtetin dhe e siguron procesin tonë integrues, por njëkohësisht edhe mbyll padrejtësitë shekullore duke mundësuar zero çështje të hapura me fqinjtë”, thuhet në fund të kumtesës së BDI-së.

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë