Loading…

BDI’ja do të reformohet dhe të zbardh të vërtetën

  • 05/03/2017 | 14:07

BDI’ja do të reformohet dhe të zbardh të vërtetën

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së BDI-së, përveç kërkesës nga Ivanovi që ta tërheq vendimin e tij antikushtetues si dhe të vendimit për pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme reformuese, kohezive dhe integruese të Maqedonisë, është diskutuar edhe për nevojën për reformim transparent të të gjitha niveleve dhe strukturave të saja.


BDI-ja përmes një kumtese të lëshuar sot thotë se do të angazohet për reformimin e saj dhe se do të hulumtojë të gjithë funksionarët e saj që nga viti 2002 e deri tani, për keqpërdorimet eventuale të detyrave zyrtare dhe partiake që kanë bartur.

“Që nga themelimi i vet, si pasardhëse e UÇKsë, e gjer më sot, BDI dhe Ali Ahmeti kanë ngadhnjyer në çdo garë zgjedhore duke marrë besimin dhe përgjegjësinë nga  shumica absolute e shqiptarëve në vend.

Besimi i qytetarëve për ti zbatuar premtimet zgjedhore është realizuar me pjesëmarrje gati se të pandërprerë në të gjitha pushtetet, gjë që ka bërë që eksponentët partiak të bëhen objekt i kritikës së vazhdueshme, por edhe i shpifjeve të paskrupullta, që përfshijnë akuza të paargumentuara për korrupcion, nebulozave për tradhëti kombëtare gjer tek akuzat marrëzore për vrasje.

Për ne, besimi i qytetarëve për Kryetarin Ali Ahmeti dhe Bashkimin Demokratik për Integrim është mbi të gjitha dhe prandaj, për të zbardhur të vërtetën e plotë dhe të vetme, BDI mbështet, kërkon dhe do të angazhohet për hulumtim të thellë të veprimtarisë së çdo funksionari nga viti 2002 gjer më sot dhe bartje të përgjegjësisë për çdo keqpërdorim eventual të besimit partiak dhe detyrës zyrtare.

Duke qenë të sigurt në veprimtarinë tonë, ky hap paraqet përkushtim të palëkundur për zbardhjen e së vërtetës dhe nismë reformuese për vijimin e qëndrueshëm të BDIsë si vlerë kombëtare, nëpërmjet të largimit ligjor dhe institucional të të gjitha dyshimeve, por edhe shpifjeve të vazhdueshme tendencioze në adresë të BDIsë.”, thuhet në këtë kumtesë të lëshuar për media nga ana e BDI-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë