Bashkimi Europian ka bërë thirrje gjatë të dielës për ndalim të menjëhershëm të përplasjeve kufitare midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, derisa ky i fundit ka shpallur gjendje lufte dhe ka nisur mobilizimin ushtarak, transmeton Gazeta Metro.
“Bashkimi Evropian bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive, de-përshkallëzim dhe për respektim të rreptë të armëpushimit,” tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell në një deklaratë.
“Kthimi në negociatat e zgjidhjes së konfliktit të Nagarag-Karabahut nën patronazhin e Bashkëkryesuesve të Grupit Minsk të OSBE, pa parakushte, është i nevojshëm urgjentisht,” shtoi ai, duke iu referuar Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Borrell gjithashtu tha në Tëitter se përshkallëzimi shqetësues në Nago-Karabak minon stabilitetin rajonal.
Veçmas, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se një kthim i menjëhershëm në negociata, pa parakushte, është e vetmja mënyrë përpara.
“Raportet e armiqësive nga zona e konfliktit të Nago-Karabakut janë shqetësimi më serioz. Aksioni ushtarak duhet të ndalet, si një çështje urgjente, për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm, ”tha Michel në Twitter.
Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën pasi forcat armene synuan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake. Numri i viktimave nuk dihet ende.
Këtë korrik, shkeljet armëpushuese armene martirizuan 12 trupa Azerbajxhanase dhe plagosën katër të tjerë.
Marrëdhëniet midis dy ish kombeve Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi në mënyrë të paligjshme Karabakun e Epërm, ose Nago-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit./gazetametro.net