Bashkimi Europian përmes zëdhënësit Peter Stano shprehën pakënaqësinë e tyre për përshkallëzimin e situatës në Veri me një ton më të ashpër e më pak diplomatik se zakonisht, shkruan Gazeta Metro.
Stano nuk emëroi se kë e konsideron nxitës të situatës por lë të nënkuptohet se situata e prodhuar me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Veri nuk ishte zgjidhje e duhur siç e kanë bërë të ditur edhe më parë qëndrimin e tyre.
“Kosovë: Bashkimi Europian dënon ashpër përleshjet në veri, dënon sulmet ndaj patrullave të Eulex. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-eskaluar situatën dhe kthyer qetësinë. BE nuk do të pranojë më veprime të mëtutjeshme të njëanshme, provokuese. ”
Kosovo: 🇪🇺 strongly condemns clashes in the north, deplores attacks on @EULEXKosovo patrols. Everyone has to take action to de-escalate & restore calm. EU will not accept any further unilateral, provocative actions. https://t.co/UGAUSC35Wc
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) May 26, 2023
Tutje shtojnë se të gjitha zgjidhjet duhet të kërkohen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel siç theksohet në komunikatë./gazetametro.net