Loading…

BE dhe Britania në mëshirë të Putin: Rusia premton më shumë gaz nëse aprovohet NordStream2

  • 07/10/2021 | 13:46

BE dhe Britania në mëshirë të Putin: Rusia premton më shumë gaz nëse aprovohet NordStream2

Kompanitë europiane dhe britanike kanë paralajmëruar se çmimet do të rriten për konsumatorin e fundit për shkak shtimit të kostos së energjisë dhe të tjerave. Çmimi për gaz u rrit për 600 % por ra menjëherë pasi presidenti rus Putin tha se Rusia është e gatshme të shtonte furnizimin para se të përmendte tubacionin e shumë përfolur NordStream2, transmeton Gazeta Metro.


Së pari u shënua një rritje çmimi prej 600 % në krahasim me janarin e vitit 2021 , hera e parë që u pa një rritje e tillë në Mbretërinë e Bashkuar.

Vladimir Putin u akuzua se ka shndërruar energjinë në armatim kur sugjeroi se ai do të dërgonte më shumë gaz në Europë nëse BE aprovon gaz përçuesin kontrovers e të kritikuar Nord Stream 2. Kriza energjetike pritet të jetë e rëndë.

Kjo kthen Projekti i shumëpërfolur e shumë kritikuar Nord Stream2 me pronë shumicë të kompanisë shtetërore ruse Gazprom i shtyrë para nga Gjermania e i kundërshtuar ashpër nga administrata paraprake amerikane Trump, ndërsa e kundërshtuar butësisht nga kjo e tanishmja Biden që në fund edhe e u pajtua.

Çoroditja e çmimeve të gazit ra poshtë të enjten pasdite kur Putin tha: “Le të mendohemi si të rrisim furnizimin në treg, vetëm se duhet ta bëjmë me kujdes. Flisni me Gazprom dhe bini në ujdi”.

Gazprom nuk është një entitet i ndarë prej vet Putin dhe kjo nuk i iku Sekretares për Energji të SHBA’së, Jennifer Granholm, që tha se SHBA po e ‘vështron’ Rusinë me kujdes e shtoi: “Nuk duhet të ndodhë që energjia të shndërrohet në armatim”.

Në vitin presidenti i SHBA’së, Donald Trump, në vitin 2019 kishte vendosur sanksione projektit Nord Stream 2, pronë e Gazprom, kompani kjo në pronë të shtetit rus, pasi e konsideronte kërcënim të Europës, duke e mbajtur Gjermaninë në “peng të Rusisë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë