Loading…

BE duhet të merret me Serbinë, pas tentim-sulmit në veri

  • 29/12/2016 | 08:02

BE duhet të merret me Serbinë, pas tentim-sulmit në veri

Edita Tahiri, ministrja për Dialog ka thënë Bashkimi Evropian duhet të merret seriozisht me Serbinë pas tentim-sulmi me bombë afër zyrave të reja të Qeverisë së Kosovës në Veri.

“Tentim-sulmi, ka ndodh pikërisht në afërsi të objektit të Qeverisë që e kemi inauguruar sot”.

“Sot aty kanë filluar punën mbi 20 ministri dhe agjencione”.

“Ky sulm tregon se Serbia po i kundërvihet marrëveshjeve me bomba e mure”.

 Këto komente Tahiri i ka bërë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, pasi është bërë e ditur se afër zyrave të Qeverisë që janë inauguruar sot është gjetur një bombë.

“Serbia me këto akte po tregon se nuk i zbatojnë marrëveshjet”.

“Bashkimi Evropian si garantuese e marrëveshjeve duhet të merret seriozisht me Serbinë, sepse ky sulm është kundër krejt këtij procesi”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë