Loading…

BE ende pa datë të saktë për takimin mes Kurtit e Vucicit

  • 05/06/2021 | 22:44

BE ende pa datë të saktë për takimin mes Kurtit e Vucicit

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, ku janë takuar me krerët e shtetit.


Pas takimit me Palmer e Lajçak, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se koordinimi SHBA-BE për dialogun Kosovë-Serbi është i domosdoshëm, por që duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithëmbarshme.

Ai ka thënë se takimi me palën serbe pritet të ndodh në mesin e muajit qershor, por që nuk ka dhënë ndonjë datë zyrtare.

Njëjtë kanë vepruar edhe Bashkimi Evropian, ku zëdhënësi Peter Stano në një përgjigje për lajmi.net nuk ka bërë të ditur datën kur pritet të mbahet takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi.

“Kur është puna tek data dhe agjenda për takimin e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi, do ta bëjmë të ditur në momentin e përshtatshëm”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Palmer e Lajçak gjatë qëndrimit në Kosovë janë takuar edhe me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin dhe me Kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Në anën tjetër, Palmer dhe Lajçak që nga dita e djeshme gjenden për vizitë në Serbi, ku kanë takuar Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeparlamentarin, Ivica Daçiq.

Kujtojmë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve ka filluar që nga viti 2011, ndërsa është përfolur që të përfundojë gjatë këtij viti me një marrëveshje mes dy palëve, të ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë