Loading…

BE flet për sanksione shtesë ndaj Rusisë, por konsensusi ka mundësi mungon

  • 22/09/2022 | 15:32

BE flet për sanksione shtesë ndaj Rusisë, por konsensusi ka mundësi mungon

Bashkimi Europian duket i vendosur të reagojë ndaj përpjekjeve të reja të Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës me më shumë sanksione, por gjetja e pajtimit në mesin e shteteve anëtare po është në vazhdimësi më e vështirë pasi masat që kanë synim ndëshkimin e Moskës po dëmtojmë ekonomitë e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Blloku 27 anëtarësh a imponuar gjashtë raunde sanksionesh ndaj Rusisë që prej se presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij drejt Ukrainës më 24 shkurt. Bankat, kompanitë dhe tregjet mund të jenë goditur – madje edhe pjesët më të ndjeshme të sektorit të energjisë – dhe më shumë se 1200 zyrtarë rus ishin cak dhe asetet e tyre u janë ngrirë dhe ndaluar qarkullimi.

Ajo që do të duhej të merrte vite për t’u arritur pajtim në të kaluarën u krye në tre muaj – shpejtësi e dritës për BE’në. Por ekonomitë e Europës tashmë të dërrmuara nga pandemia po e luftojnë inflacionin e lartë, e çmimet e larta të energjisë elektrike dhe gazit natyror.

Kryediplomati i BE’së Josep Borrell tha të mërkurën se “Rusia, lidershipi i tyre politik, dhe të gjithë ata të përfshirë në organizimin e këtyre ‘referendumeve’ si dhe në shkelje tjera të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar humanitar në Ukrainë do të mbahen të përgjegjshëm”.

”Masa të tjera kufizuese kundër Rusisë do të caktohen sa më parë e mundshme në koordinim me partnerët tanë” ka thënë ai në një deklaratë pasi që kryesoi një takim emergjent të ministrave të jashtëm të BE’së në prapaskenat e Asamblesë së Përgjithshme në New York.

Por deklaratat politike nga zyrtarë me seli në Bruksel është puna më e lehtë shkruan agjencia e lajmeve The Associated Press. Pajtimi për masa të reja është dëshmuar jashtëzakonisht i vështirë. Interesat e energjisë janë theksuar si jashtëzakonisht të rënda për t’i tejkaluar. Hungaria ka uhdëhequr rezitencësn ndaj sanksioneve që do të mund të goditnin furnizimin e saj nga Rusia, por nuk është i vetmi shtet që po ngurron.

Puna teknike kanë vazhduar në pakon e shtatë të sanksioneve në qetësi. I shtyrë nga reporterët Borrell tha se sanksionet do të shënjestronin “zona të reja të ekonomisë ruse, posaçërisht – nëse më lejohet të jem pak më konkret – ato teknologjike. Jam i sigurt se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje unanime për pakon e re të sanksioneve” ka shtuar ai.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që kryeson ekzekutivin e BE’së, e që ka qenë përgjegjëse për përpilimin e shumicës së sanksioneve, poashtu doli e vendosur, por nuk mund të thuhet se ofroi më shumë informacion.

“Ne jemi të gatshëm të imponojmë kosto shtesë ekonomike ndaj Rusisë si dhe individëve e entiteteve brenda dhe jashtë Rusisë që mbështesin luftën, politikisht ose ekonomikisht. Plus ne do të propozojmë kontroll shtesë të teknologjisë civile derisa Rusia po lëviz drejt një ekonomie të plotë të luftës” i ka thënë ajo CNN.

Komisioni Europian do të duhej të propozonte masa të reja në ditët në vijim, por ajo që për të cilën do të pajtohen me gjasë do të jetë më pak ambicioze sipas The Associated Press. Sanksionet e reja mund të shpallen vetëm pas shumë diskutimesh dhe shqetësimesh brenda 27 anëtarëve të BE’së në javët në vazhdim; me gjasë vetëm pasi që të mbahen referendumet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë