Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian Dirk Schuebel prezantoi pikat kyçe para mediave në Prishtinë duke ofruar anët pozitive dhe ngecjet e Kosovës për periudhën nga shtatori i 2025 deri në 2026’në. Disa pika u nënvizuan në veçanti nga diplomati europian ishte zbatimi i obligimeve të Dialogut dhe Specialja, transmeton Gazeta Metro.
Schuebel para mediave theksoi pozitivet së pari por u ndal në obligimet dhe parimet bazë të procesit të zgjerimit të gjashtë shteteve ballkanase drejt BE’së. Ai nënvizoi peshën e raportit dhe urgjencën në reformimin siç e konsideron BE për shtetet anëtare.
“Për BE’në zgjerimi është një domodoshmëri strategjike. Një investim në stabilitet, prosperitet dhe siguri” “Njëkohësisht zgjerimi do të mbetet i bazuar në meritë. Shtetet që zbatojnë reformat përparojnë – aty ku reformimi ngec do të ngecë edhe progresi” duke theksuar rigorizitetin e bllokut europian por edhe gatishmërinë për të asistuar dhe kontribuuar.
Schuebel e theksoi se në periudhën e raportit që përfshin 1 shtator 2025 – 1 shtator 2026 kishte ngecje të mëdha pas krizës institucionale në vend dhe si rrjedhojë duhet ngutur pasi “kjo është një mundësi për Kosovën që të zë hapin që nuk duhet lëshuar”.
Schuebel pasi numëroi varg arritjet dhe punën tashmë të nisur ai theksoi ngecjet dhe pritjet që ka BE për çështje kyçe në Kosovë në relacion me bllokun europian.
“Mandati Dhomave të Specializuara të Kosovës tash në fuqi duhet të respektohet në përputhje me obligimet ndërkombëtare dhe në respektim të plotë të pavarësisë së gjyqësorit dhe sundimit të ligjit” e theksoi posaçërisht çështjen e ndjeshme ashtu siç u theksua edhe sot në Bruksel nga Komisionarja për zgjerim Marta Kos.
Një gjë e theksoi gjithashtu si të veçantë në fund të prezantimit diplomati europian si kyç në periudhën e ardhshme të bashkëpunimit mes BE’së dhe qeverisë së Kosovës karshi Serbisë ku u potencua nga Schuebel një qasje e kundërt ndaj serbëve në Kosovë dhe Serbisë në veçanti.
“Ripërtëritja e lidhjeve me komunitetin serb dhe zbatimi i të gjitha obiligimeve nga Dialogu mbeten kyçe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimitt europian. Kemi zhvillime dinamike në rajon dhe mbetet e rëndësishme që Kosova të shfaqë mendje të hapur dhe durim strategjik”/gazetametro.net