Loading…

BE i kushtëzon eurointegrimin e Kosovës me Specialen: Ndryshimet rrezikojnë të minojnë çdo përparim

  • 04/11/2026 | 17:40

BE i kushtëzon eurointegrimin e Kosovës me Specialen: Ndryshimet rrezikojnë të minojnë çdo përparim

Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos së bashku me Kaja Kallas folën për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, gjatë një konference të zhvilluar pas prezantimit të raportit të BE’së për reformat dhe situatën  në vendet e rajonit. Një çështje u nënvizua mbi të tjerat si pengesa kryesore e mundshme e eurointegrimit të vendit në bllokun europian.


Kos të mërkurën duhet të binden të 27 shtetet anëtare që t’i kërkohet Komisioni Evropian një opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, gjë për të cilën, Kosovës i nevojiten institucione të qëndrueshme.

‘’Hapi i ardhshëm është që të gjitha 27 shtetet anëtare të bien dakord t’i kërkojnë Komisionit Evropian të përgatisë një opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Por, për t’i bindur shtetet anëtare, Kosovës i nevojiten institucione të qëndrueshme. Shpresojmë që tani do t’i kemi ato dhe se do të ketë përparim në reforma’’, ka deklaruar ajo mes tjerash.

Kos nënvizoi më pas se BE’ja është në ‘’dialog’’ me qeverinë e Kosovës lidhur me ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale raportoi Gazeta Express të mërkurën.

‘’Sa më i fortë të jetë bilanci i Kosovës në zbatimin e reformave, aq më i fuqishëm do të jetë argumenti që vendi të ecë përpara në procesin e integrimit. Tani, me qeverinë e re, shpresoj që vendi të ketë mundësinë të ecë përpara. Megjithatë, ndryshimet në lidhje me Dhomat e Specializuara të Kosovës rrezikojnë të minojnë çdo përparim, por ne tashmë jemi në dialog me Qeverinë e Kosovës lidhur me këto amandamente’’, ka deklaruar Kos të mërkurën duke e vënë qartë vijën e kuqe siç mund të konsiderohet.

Projekt-ligji i shumëpërfolur për plotësimin-ndryshimin e legjislacionit për Dhomat e Specializuara në Kosovë u kthye me kërkesën e propozuesve të projekti-ligjit pas miratimit dhe dërgimit për mandatim në Presidencë pas disa javë tensioni në skenën politike dhe në rrugë.

Miratimi i ligjit dhe presidentes së re ishte kompromisi mes dy partive kryesore në vend që çbllokoi krizën disa vjeçare institucionale dhe politike në vend. Kështu u perceptua dhe proklamua në publik së paku.

Qeveria ka themeluar një grup punues që do të hartojë që do përpilojë një strategji kombëtare për çështjen e mbrojtjes së katër liderëve të UÇK’së në Hagë. Si qeveria ashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës janë kritikuar në publik për mungesë transparence dhe qëndrimi të qartë për synimin e kësaj strategjie.

Kërkesa e kthimit në Kuvend të projekt-ligjit kishte nënvizuar si argument përmirësimin dhe fuqizimin e legjislacionit që bie ndesh me qëndrimin kundërshtues të BE’së që siç shprehen nuk lë hapësirë për ndryshim fare të legjislacionit ekzistues.

Qeveria, Kuvendi, asoskohe kryetarja e ASHAK e tani Presidentja Justina Shiroka-Pula vendimin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kishin konsideruar në esencë të padrejtë ndëshkimin dhe procesin ndaj tyre prej Dhomave të Specializuara.

Këtij procesi të përmirësimit të projekt-ligjit i është dhënë afat 30 ditë sipas zotimeve publike nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partia Vlora Çitaku pas mbledhjes së themelimit të të grupit punues për strategjinë kombëtare për mbrojtjen e UÇK’së e kishte nënvizuar ligjin e Speciales. Ministri i punëve të jashtme, Glauk Konjufca nuk e kishte theksuar në njoftimin e tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë