Loading…

BE i vazhdon taksat doganore çelikut të Kinës, si masë anti-damping

  • 05/08/2020 | 21:48

BE i vazhdon taksat doganore çelikut të Kinës, si masë anti-damping

Komisioni Europian të mërkurën njoftoi se i ka vazhduar taksat doganore në importe të çelikut rezistues ndaj korrozionit për të ndaluar prodhuesit t’i shmangin taksat duke modifikuar në një masë materialin që eksportojnë, transmeton Gazeta Metro.


Bashkimi Europian i kishte vendosur këto taksa në shkurt të 2018’s prej 17.2% dhe 27.9% për importet e çelikut të caktuar rezistues ndaj korrozionit nga Kina për t’ju kundërvënë siç e cilësuan çmime të ulura padrejtësisht.

Taksat e shtuara do të aplikohen për produktet e çelikut rezistues ndaj korrozionit të modifikuar me shtresë magnezi, legurë silikoni, trajtime shtesë të sipërfaqeve, apo komponentë tԥ modifikuar paksa të elementeve.

Vazhdimi i taksave anti-damping do të zbatohen ndaj të gjithë eksportuesve kinezë përveç një kompanie bashkëpunuese, ka njoftuar Komisioni. Kjo kompani nuk ishte cekur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë