Loading…

BE-ja dënon sulmet me raketa të palestinezëve kundër Izraelit

  • 11/05/2021 | 10:52

BE-ja dënon sulmet me raketa të palestinezëve kundër Izraelit

Bashkimi Evropian i dënoi sulmet me raketa në territorin e Izraelit, duke bërë thirrje nga të gjitha palët që të synojnë ulje të tensioneve për ta parandaluar rritjen e numrit të viktimave civile.


Palestinezët hodhën grumbuj raketash në drejtim të territorit të Izraelit, ndërsa ushtria izraelite u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza deri në orët e hershme të së martës, në një eskalim dramatik të përleshjeve në Jerusalem.

“Hedhja e raketave nga Gaza kundër popullsive civile në Izrael është tërësisht e papranueshme dhe i ushqen dinamikat e eskalimit”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian, të publikuar në orët e vona të së hënës.

“Shtimi i konsiderueshëm i dhunës së Bregun e pushtuar Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Gazën e zonat përreth saj, duhet të ndalet menjëherë”, thuhet më tej në deklaratë, shkruan Reuters.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të hënën i dënoi sulmet me raketa nga Gaza kundër Izraelit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të bëjnë hapa për uljen e tensioneve.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, të hënën e dënoi dëbimin e familjeve palestineze në Jerusalemin Lindor, duke i cilësuar si ilegale dhe duke thënë se ato shërbejnë vetëm për rritjen e tensioneve në terren.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë